Telegrafi

Zidane: Dua që lojtarët e mi ta posedojnë më tepër topin, madje më shumë se edhe Barca

Zinedine Zidane ka folur rreth stilit të lojës që preferon të aplikojë për këtë sezon.

Trajneri francez i Real Madridit, ka pohuar se dëshiron që të besuarit e tij ta mbajnë sa më shumë që është e mundur në posedim topin.

“Unë kam shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që luajnë mirë. Jam duke e kërkuar rrugën më të mirë që lojtarët mos të vrapojnë shumë, që do të thotë që të kenë topin më shumë në posedim sesa kundërshtari, madje edhe kundër Barcelonës”, tha Zidane.

Zizu ka thënë më tutje se për momentin është trajner i Realit edhe pse nuk e di për sa kohë.

Ndryshe, Reali nesër do të përpiqet t‘i rikthehet fitoreve kundër Levantes pas barazimit me Valencian. /Telegrafi/