Rikthimi për herë të dytë në Madrid nuk i po shkon aspak mirë Zinedine Zidanes.
Në shtatë ndeshjet e fundit Real Madridi ka pësuar katër humbje dhe në Ligën e Kampionëve me një këmbë është jashtë nga Manchester City.
Florentino Perez vetëm ka filluar të mendojë për pasardhësin e francezit.
Kontrata e Zidanes me madrilenët skadon në verën e 2022, por nëse Real Madridi nuk ia del të fitojë kampionatin (nga Kupa është eliminuar dhe në Ligën e Kampionëve ka edhe ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn), atëherë do ta mbyllë eksperiencën e dytë si trajner që në qershor të këtij viti.
Sipas mediave spanjolle, presidenti madrilen ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Maurizio Pochettinos, ish-trajnerit të Tottenhamit.
Emri tjetër në listën e Perez është ai i ish trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili është i papunë dhe ka premtuar rikthimin verën e ardhshme.
Por për italianin në garë janë edhe Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen. /Telegrafi/