Site icon Telegrafi

Zidane dhe shtatë fantastikët e titujve: 20 Liga të Kampionëve në një foto

Një bashkim i yjeve të mëdha të futbollit në National Stadium të Ullesit ku do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Zinedine Zidane si trajner tashmë është duke e kërkuar trofeun e dytë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Ai u takua me disa nga lojtarët që e kishte fituar këtë trofe së bashku me si lojtar.

Për ta parë Real Madridin nga afër kanë udhëtuar ish futbollistë si Christian Karembeu (që e ka fituar Championsin në vitet 1998 dhe 2000), Raúl González (1998, 2000 dhe 2002), Roberto Carlos (1998, 2000 dhe 2002), Luis Figo (2002), Zinedine Zidane (2002 si lojtar dhe 2016 si trajner, e 2014 si asistent), Pedrag Mijatovic (1998), Míchel Salgado (2000 dhe 2002) dhe Clarence Seedorf (1998 dhe 2000 me Real Madrid, 1995 me Ajax, 2003 dhe 2007 me AC Milanin).

Këta lojtarë së bashku kanë 20 medalje të arta të fituara në finalet e Ligës së Kampionëve. Gjithsej 20 tituj.

Ata takuan edhe lojtarët aktual të Real Madridit ku u përshëndetën nga afër me ta. /Telegrafi/

Exit mobile version