Zinedine Zidane është deklaruar për eliminimin 2-1 që ia shkaktoi Manchester City në 1/8 e finales Real Madridit.
Los Blancos pësuan disfatë nga dy gabime trashanike të Raphael Varanes, derisa arritën të shënonin vetëm përmes Karim Benzemas.
Zidane ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë një punë të mirë në këtë sezon, mirëpo nuk mund të jenë të lumtur me këtë ndeshje.
“Kur humbet nuk mund të jesh i lumtur. Në të njëjtën kohë ne jemi krenarë për atë që kemi bërë”, ka thënë strategu i Real Madridit pas ndeshjes.
“Duhet të urojmë kundërshtarët tanë, të cilët luajtën shumë mirë. I humbëm të dyja ndeshjet”.
” 95% e asaj që bënë lojtarët këtë vit ishte spektakolare, duhet të mbajmë kokën lart, nota e fundit e sezonit tonë është pozitive pavarësisht këtij rezultati. Ne duhet të jemi të lumtur”, ka shtuar më tej ai.
Zidane e pësoi eliminimin e parë si karrierën në Ligën e Kampionëve, pasi kujtojmë se është i vetmi trajner në histori që ka arritur të fitojë trofeun tre herë radhazi. /Telegrafi/