Telegrafi

Zidane: CR7 nga një tjetër planet, Ramos është lider

Editorial use only. No merchandising. For Football images FA and Premier League restrictions apply inc. no internet/mobile usage without FAPL license - for details contact Football Dataco Mandatory Credit: Photo by Michael Zemanek/BPI/REX/Shutterstock (5587957aj) Zinedine Zidane manager of Real Madrid celebrates Cristiano Ronaldo of Real Madrid opening goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Roma and Real Madrid played at the Stadio Olimpico , 17th February 2016 in Rome UEFA Champions League 2015/16 Round of 16 First Leg Roma v Real Madrid Stadio Olimpico, Piazzale del Foro Italico, Roma, Italy - 17 Feb 2016

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është nga një tjetër planet dhe është më i miri në botë, ndërsa Sergio Ramos është lider ka thënëe trajneri Zinedine Zidane.

Ronaldo, 32 vjeç, ka gëzuar një tjetër sezon fantastik në 2016-17, duke shënuar 42 gola në të gjitha garat, dhe duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Përveç Ronaldos, paraqitje fantastike ka pasur edhe kapiteni i skuadrës, Ramos, i cili jo rrallëherë ka qenë vendimtar me ndërhyrjet apo edhe me golat e tij.

Këto paraqitje të mira dhe trofetë e fituara në sezonin e fundit kanë bërë që trajneri Zidane të thurë lavde për lojtarët e tij.

Zidane gjithashtu lavdëroi edhe bashkëkombësin e tij Karim Benzema, të cilin e cilëson si talent.

“Ramos është lider, Cristiano është nga një tjetër planet dhe Benzema është një talent i pastër”, ka thënë Zidane për beIN Sports. /Telegrafi/