Site icon Telegrafi

Zidane: Carvajal është afër rikthimit të plotë pas sëmundjes në zemër

Dani Carvajal është duke shkruar drejt rikuperimit të plotë pas trajtimit të sëmundjes së zemrës që iu lajmëruar më parë, por ende nuk është gati të kthehet në veprim, ka konfirmuar trajneri Zinedine Zidane.

Reprezentuesi spanjoll u diagnostikua me perkardist – një infeksion viral që prek membranën që e rrethon zemrën, gjë që është jashtëzakonisht e rrallë dhe e vështirë për t’u trajtuar.

Lexo po ashtu Carvajal tejkalon sëmundjen, por Reali nuk nxitohet për rikthimin e tij

Megjithatë, sipas trajneri Zidane, mbrojtësi i Real Madridit ka pasur fatin që ta trajtojë me sukses këtë sëmundje dhe është gati të rikthehet plotësisht.

Carvajal është njëri nga lojtarët kryesor të Reali viteve të fundit

“Dani po ecën mirë dhe rezultati i testeve është një lajm i mirë”, ka thënë fillimisht Zidane për gazetarët.

“Ai ka qenë në çiklizëm sot dhe ndërsa ai është i shëndetshëm ka një proces shërimi që duhet të kalojë dhe ne do të shohim se si funksionon ai”.

Lexo po ashtu Carvajal mungon ndaj Espanyolit për shkak të problemeve me zemër

Carvajal vetëm kohëve të fundit nënshkroi një kontratë të re me Madridin deri në qershor 2022.

Mungesën e tij në formacion po e mbulon 18-vjeçari maroken, Achraf Hakimi, i cili ka zhvilluar disa ndeshje të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version