Telegrafi

Zidane i brengosur me lëndimet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar se është i shqetësuar me lëndimet e lojtarëve të tij.

“Mbretërit” janë pa shërbimet e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas për ndeshjen e nesërme kundër Real Sociedadit.

Dyshja sulmuese është në dyshim edhe për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Jam i shqetësuar me lëndimet. Është e vështirë, por tani më e rëndësishme është rikuperimi i [Ronaldos dhe Benzemas] tyre, ka thënë Zidane.