Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Tekniku francez ka kërkuar kujdes ndaj napolitanëve, por e pranoi se është lojë e rëndësishme.
“Nesër me 4-3-3? E shikojmë nesër, më vjen keq që po përgjigjem kështu, por do e shikojmë nesër”.
“Ata luajmë në ritme të larta, e dimë që do të vuajmë në disa momente, nuk duhet t’i ekspozohemi kundërsulmeve të tyre, por mendoj se do ia dalim mirë”.
“Nesër si finale? Jo, është thjesht një ndeshje e rëndësishme. Finalja është në Cardiff, është edhe ndeshja e kthimit dhe duhet të jemi të kujdesshëm, Napoli janë të mirë, do të na vënë në vështirësi”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/