Zinedine Zidane nuk ka grumbulluar për ndeshjen me Sportingun, mesfushorin Isco.
Trajneri francez mundohet të evitojë polemikat dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët e tij, por kur vjen puna për të bërë zgjedhje, është i pamëshirshëm.
Ai nuk e ka përfshirë fare mesfushorin Isco në listë për ndeshjen e nesërme në me Sportingun e Lisbonës.
Një futbollist mjaft i pëlqyer nga tifozët, Isco ishte pranë largimit në verë dhe duket se që në janar do të kërkojë klub tjetër, pasi te Reali nuk ka të ardhme.
Po aq befasues ka qenë vendimi i Zidanit për të mos grumbulluar Marco Asensio, i cili në këtë fillim sezoni ka shkëlqyer, duke u cilësuar një zbulim i vërtetë.