Site icon Telegrafi

Zidane: BBC jo i panegociueshëm, por më i miri

Zinedine Zidane u shfaq para mediave, në stadiumin “José Alvalade”, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, që të bardhët do të luajnë sot kundër Sporting de Portugal (ora 20:45).

Pyetjes se çfarë ka mësuar nga Sportingu, në ndeshjen e parë, trajneri francez iu përgjigj: “Unë nuk ishte i befasuar, ata bënë një ndeshje të madhe, kemi fituar me vështirësi. Edhe në kthim presim një lojë të vështirë.”

Cila është situata e Ramos dhe Benzema? “Le të shohim…”, thotë shkurt Zidane, i cili ndalet edhe në dilemën; të luajë me 4-4-2, apo sistem tjetër?  “Kushdo që dëshiron të mbajë ligjërata të tilla mbi sistemin e lojës, me tre ose katër, nuk është e rëndësishme. Siç i kam thënë edhe ekipit, duhet të fitojmë duke dhënë më të mirën. Se si vendosemi në fushë, pastaj, nuk ka rëndësi. Ideja është gjithmonë e njëjtë, për të dhënë maksimumin dhe fituar.”

Ngacmimit të gazetarëve, nëse “tridenti” BBC është i panegociueshë, Zidane i përgjigjet “Jo se është i panegociueshëm, por është më i mirë, ashtu si pjesa tjetër. Por, ata janë pak më shumë.” Edhe një parashikim për ndeshjen ndaj Sportingut: “Çdo lojë është e ndryshme dhe diskursi me lojtarët mund të jetë i rëndësishëm. Ideja jonë është që të luajmë mirë dhe shpresojmë të marrim 3 pikët, duke luajtur fort nga minuta e parë deri tek e fundit”. /Telesporti/

Exit mobile version