Telegrafi

Zidane: Bale në dyshim për Cityn

Zinedine Zidane nuk është i sigurt nëse Gareth Bale do të jetë i aftë që përballet me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme, pasi ai ka konfirmuar më herët se Bale do të humbasë ndeshjen e të mërkurës kundër Villarrealit për shkak të një dëmtimi të muskujve.

Bale ka shënuar golin e tij të 16-të në fitoren 5-1 të Real Madrdit ndaj Getafes të shtunën.

Megjithatë, Zidane ka thënë se pasi që 26-vjeçari do të mungojë në ndeshjen me Villarrealin nuk e di ende nëse ai do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Rayo Vallecanos, të shtunën dhe kundër Manchester City, të martën./Telegrafi/