Telegrafi

Zidane: Bale mund të aktivizohet kundër Osasunës

Zinedine Zidane ka folur para takimit të fundjavës kundër Osasunës.

Trajneri i madrilenëve ka pohuar se Gareth Bale mund të paraqitet për disa minuta në këtë ndeshje.

“Shpresoj që Bale të jetë i gatshëm për tu futur në fushën e lojës para ndeshjes së kthimit kundër Napolit. Ai është duke punuar shumë mirë. Pres vetëm ok nga lojtari”, u shpreh francezi.

Bale pritet të rikthehet në fushë si titullar në ndeshjen e së mërkurës së Ligës të Kampionëve kundër Napolit.

Theksojmë se Bale u dëmtua më 22 nëntor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes kundër Sporting Lisbonës. /Telegrafi/