Telegrafi

Zidane: Bale dhe Ronaldo janë në superformë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dhënë një lajm të madh për tifozët ‘merengues’ në prag të ndeshjes kundër Bayernit të Munichut të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Në një deklaratë për mediat, tekniku francez theksoi se dyshja Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo janë në gjendjen më të mirë fizike dhe po përgatiten fort në stërvitje, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

“Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo janë në formën më të mirë fizike. Ata janë të lumtur si gjithë pjesa tjetër e grupit po stërviten intensivisht për sfidat e rëndësishme të prillit”, u shpreh ai.

Kujtojmë që dy ndeshjet mes Bayernit dhe Realit do të zhvillohet më 12 dhe 18 prill. /Telegrafi/