Telegrafi

Zidane: Bale dhe Benzema do të qëndrojnë

Zinedine Zidane dhe trajneri i Leganes, Asher Garitano (Foto: Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se Gareth Bale dhe Karim Benzema do të qëndrojnë te Real Madridi.

Edhe pse raportet e uellsianit me trajnerin e Los Blancos nuk janë të mirë, kurse paraqitjet e sulmuesit francez vazhdojnë të mos jenë të kënaqshme, drejt tyre filluan shumë lajme ku flitej për largime të mundshme.

“Neve na duhen ata dhe unë do bëjë çdo gjë që është e mundur që ata mos të ndikohen nga ajo që thuhet jashtë. Ata do qëndrojnë”.

Karim Benzema dhe Gareth Bale gjatë stërvitjes (Foto: Getty Images)

“E di se gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë, por nuk është e mundur. Mesazhi është për të gjithë, jo vetëm Balen dhe Benzeman. Jemi duke qëndruar së bashku sepse ka mbetur edhe një muaj në këtë sezon”.

“Nëse ndonjë lojtar nuk është 100 për qind gati, nuk do të jetë në skuadër”, ka thënë Zidane.

Ndeshjen e parë Reali në gjysmëfinale e ka fituar me rezultat 1-2 ndaj Bayern Munichut.

Vlen të theksohet se në luftën për titull në La Liga tashmë Los Blanocs janë dorëzuar. /Telegrafi/