Telegrafi

Zidane i acarruar me qeshjen e Jamesit

Bosi i Real Madridit, Zinedine Zidane është shprehur i pakënaqur nga përqeshja e James Rodriguez gjatë humbjes ndaj Wolfsburgut.

James është parë duke përqeshur ekipin pas humbjes prej 2-0 ndaj Wolfsburgut.

“Eshtë më së miri që të shmangen imazhe të tilla dhe ai e di këtë. Eshtë një moment i dy ose më shumë sekondave, por ai e di se mund të përmirësohet”.

“Ajo që ndodhi nuk e ka ndryshuar mendimin e tij, ai është i fokusuar dhe i përkushtuar. Nuk më pëlqeu ajo, por ne duhet ta lëmë në të kaluarën dhe të përkushtohemi në projektin që ne kemi”, potencoi Zidane. /Telegrafi/