Avokati i Popullit Naser Ziberi e vlerësoi vitin e kaluar si veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve. Avokati Ziberi e përmendi si shkelje të të drejtave të fëmijëve jetën e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe u vra mizorisht.
“Viti 2023 do ta cilësoj si të pafavorshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve, që fatkeqësisht i mori jetën vajzës së re Vanja Gjorçevskës në fundvit, por edhe të vështirë për fëmijët së pari dhe personave që vuajnë dënimin me burg në vend”, tha avokati Ziberi.
Vitin e kaluar, si shkelje të mëdha të të drejtave të fëmijëve, Ziberi përmendi mosdhënien në kohë të certifikatave, mungesën e teksteve, shpërndarjen e parakohshme të teksteve dhe pamundësinë e nxënësve shqiptarë për të mësuar gjuhën amtare në shkollat e Gazi Babës, Veles dhe Çashkës.
Vitin 2023 Ziberi poashtu e ka vlerësuar si të pafavorshëm edhe për të burgosurit për shkak se policia ka përdorur forcë të tepruar dhe i ka torturuar gjatë bastisjes në burgun e “Idrizvovës” që nga tetori i këtij viti.
Ai tha se sipas deklaratave të të burgosurve dhe sipas video-incizimeve, pas bastisjes gjithsej 60 të burgosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore.