Eksperti juridik dhe ish deputeti Naser Zyberi ka qenë pjesëmarrës në televizionin Shenja, ku ka folur për bllokimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Ai pret që bllokimi të vazhdojë edhe më ashpër në periudhën në vazhdim rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pres debat më të nxhetë në pikën rreth kryetarit të Parlamentit, sepse atëherë do të nxjerren të palara nga fundi i pusit për personalitetin e këtij dhe të atij dhe ky debat do të shndërrohet në cirk të pakuptimt, në situatë kur Maqedonia ka krizë serioze, krizë institucionale, sistemore, ekonomike, të integrimeve, sociale, deputetët pas tre muajve ndërprerje të punës, merren me çështje triviale se a do të zgjidhet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, që është punë krejtësisht teknike”, u shpreh Ziberi./Telegrafi/