Avokati i ri i Popullit Naser Ziberi, sot e ka dhënë betimin solemn në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Në deklaratën solemne para Talat Xhaferit dhe sekretares së përgjithshme, Cvetanka Ivanova, Ziberi tha se nuk do të lejojë asnjë ndikim gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
“Nuk do të jem pre e çfarëdo tentimi dhe ndikimit ndaj punës time qoftë nga qendra e mundshme politike, biznesi, ekonomike, apo çdo lloj qendre ndikimi dhe influence që mund të jenë. Përkudrazi do të bëj çmos që të jem i denjë në ushtrimin e funksionit që ma garanton kushtetuta dhe ligji, e kjo është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Në asnjë moment nuk do të jemë pre e këtyre ndikimeve”, deklaroi Avoakti i Popullit Naser Ziberi.
Ai shtoi se me dinjtet do t’i shërbejë qytetarëve.
Ndryshe, Ziberi ka qenë kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së, në zgjedhjet e fundit kuvendare./Telegrafi/