Site icon Telegrafi

Ziberi: Nuk ndjehem i tradhtuar nga Ali Ahmeti për postin e kryeministrit

Naser Zyberi, nuk ndjehet i tradhtuar nga BDI-ja, e cila në fushatën e zgjedhjeve të kaluara e promovoi atë si kandidat për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoni, ndërsa pas zgjedhjeve përfundoi si Avokat i Popullit.

Zyberi në intervistë për Alsat, tha se pas formimit të qeverisë në vitin 2020, me Ali Ahmetin ka rënë dakord që ta ushtrojë detyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa BDI-ja të vendos për emrin e kryeministrit teknik.

“Për këtë çështje kam qenë i konsultuar, kam qenë i informuar dhe kemi rënë dakord që unë të vazhdoj detyrën që kam aktualisht ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim të bëjë zgjidhjen që e ka bërë në këtë rast”, u shpreh Zyberi.

Exit mobile version