Avokati i Popullit Naser Ziberi, në intervistë për Telma ka folur në lidhje me gjendjen e burgjeve në Maqedoni.
Ai theksoi se gjendja më e rënduar mbetet me mbrojtjen shëndetësore të të burgosurve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në disa burgje ka mbipopullim. Burgu i Shtipit, burgu i Prilepit, disa reparte në burgun në Idrizovë, me probleme serioze me akomodimin. Situata është e ngjashme edhe në burgun e Shkupit ku kemi një paraburgim. Por çështja më e dhimbshme mbetet kujdesi shëndetësor i të burgosurve”.
“Kujdesi shëndetësor, përkundër të gjitha indikacioneve tona, përkundër raporteve të veçanta të dorëzuara në ministri si organ kompetent për kryerjen e kujdesit shëndetësor për të burgosurit, fatkeqësisht nuk arritëm përmirësim të rezultateve. Burgjet përballen me mungesë të personelit, mjekëve, infermierëve, kushte pune, barnve”, tha Ziberi./Telegrafi/