Kandidati i BDI-së për kryeministër Naser Ziber, sot në një takim me gazetarët tha se e ka pranuar propozimin e integristëve, që siç tha, të tejkalohet mosdurimi bipolar midis partive më të mëdha politike në vend.
Megjithatë ish-ministri nga radhët e PPD-së, nuk saktësoi çfarë e ka shtyrë ta ndryshojë qëndrimin e tij, pasi ditë më parë idenë e BDI-së për kryeministër shqiptarë e quajti jo kreative, duke shtuar se duhet marrëveshje politike me parti tjera që të realizohet kjo.
“Asnjë parti politike me përjashtim të dy periudhave me bojkot, nuk kanë formuar vetë qeveri, madje edhe kur kanë mundur, për shkak të stabilitetit dhe progresit i cili kërkon kolicion në mes partive politike”.
“Duhet të kapërcehet mosdurimi në mes partive politike kryesore. Kryeministër shqiptar që mund të integrojë i duhet Maqedonisë. Sipas postulateve të mia si e shoh të ardhmen e Maqedonisë, jam i bindur se do të mundësohet kjo mbështetje”, tha Ziberi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve./Telegrafi/