Telegrafi

Ziberi: Me 10.000 teste të kryera Maqedonia është lider në Ballkan

Me 10.000 teste të kryera për Covid-19 deri më tani, vendi është lider në Ballkan. Vetëm Sllovenia është para nesh, thotë drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi.

Ai për “Top Tema”, theksoi se do të nevojitet një studim më i plotë për të vërtetuar nëse kemi pasur rastin e parë të coronavirusit në janar, shumë kohë para se të fillonte pandemia.

“Vendi është lider në Ballkan përsa i përket testimit nëse marrim parasysh Kroacinë, Shqipërinë, Bullgarinë, Serbinë, ndërsa vetëm Sllovenia është përpara nesh, dhe me Kroacinë kemi pothuajse të njëjtin numër. Ne kemi bërë rreth 3.000 teste vetëm në Shkup, dhe gjithsej 10.000 në vend, që nuk është një numër i vogël”, tha Ziberi.

Në lidhje me pyetjen se cili është parimi i kryerjes së testeve, drejtori ishte i prerë që ndjek protokollin që vlen për të gjithë pacientët. Sidoqoftë, nuk mund të thuhet se testi është 100% i saktë ose i besueshëm, por doli që gabimet janë minimale.

“Të gjithë testohen për herë të dytë pas 14 ditësh nga testi i parë. I kuruar, nga ana tjetër, konsiderohet të jetë ai që do të del me rezultat negativ në dy testet që kryhen vazhdimisht brenda 48 orëve. Ky është një protokoll që vlen për të gjithë”, tha Ziberi.

Drejtori shtoi se, sipas të dhënave në dispozicion, 17.000 njerëz aktualisht janë duke u trajtuar si pacientë me grip sezonal./Telegrafi/