Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke thënë se është mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“4 Korriku tanimë nuk shënon vetëm Pavarësinë e SHBA-ve. Bota sot feston datëlindjen e lirisë dhe demokracisë, e gjithë kjo falë kontributit të popullit dhe shtetit amerikan në mbarë globin.
Mirënjohës pafund për mbështetjen e SHBA-ve ndaj popullit shqiptar dhe mbarë rajonit ? God bless America!” ka shkruar Sela.
Përndryshe, edhe liderë tjerë shqiptarë kanë shkruar për pavarësinë e SHBA-ve. /Telegrafi/