Site icon Telegrafi

Ziadin Sela vizitohet nga një delegacion i Ambasadës Amerikane në Shkup (Video)

Një delegacion i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni është në spitalin e Tetovës për të vizituar kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata e kanë vizituar Selën për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të tij pas sulmit të dhunshëm të protestuesve në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Në këtë sulm, u dhunuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, ku më së shumti e pësoi Ziadin Sela, Zoran Zaevi dhe disa deputet të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version