Site icon Telegrafi

Ziadin Sela paralajmëron referendum për plazhet e Strugës (Video)

Kryetari i Strugës, Ziadin Sela ka paralajmëruar referendum për të ardhmen e plazheve të qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim i tij vjen pasi që shumica e Këshillit të komunës vendosi që pika lidhur me bregun e qytetit të tërhiqet nga rendi i ditës. Sipas kësaj pike, parashihet që plazhet të mos jepen në koncesion, ndërkaq Sela ka paralajmëruar disa herë prishjen e objekteve përgjatë bregut të qytetit dhe se plazhet do t’u kthehen qytetarëve.

Alsat-M bën të ditur se komuna ka dorëzuar në Gykatën Kushtetuese, nismën për rishqyrtimin e ndryshimeve në ligjin për tokë ndërtimore./Telegrafi/

Exit mobile version