Telegrafi

Taravari tregon rrjedhën e bisedimeve me Lëvizjen Besa (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, së bashku me Zeqirja Ibrahimi, sot ka realizuar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili ishte i shoqëruar nga Arben Taravari.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, ekskluzivisht për Telegrafi Maqedoni theksoi se koalicioni me Lëvizjen Besa për bashkëpunim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Nesër bëhet zyrtare bashkëpunimi, definitivisht. Vendosim për gjithë komunat”, tha Taravari për Telegrafi Maqedoni.

Lëvizja Besa në rrethin e dytë ballafaqohet me BDI-në në gjashtë komuna, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të garojë kundër BDI-së në pesë komuna./Telegrafi/