Site icon Telegrafi

Ziadin Sela largohet nga Spitali i Tetovës (Video)

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, gjatë ditës së sotme ka lëshuar Spitalin e Tetovës ku edhe ka qëndruar për t’u shëruar nga lëndimet që mori gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjatë daljes nga spitali është pritur me duartrokitje nga disa qytetarë që ishin të pranishëm. Pritet që pas disa ditëve Ziadin Sela t’i kthehet punës së tij si deputet në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version