Telegrafi

Ziadin Sela edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Strugës

Edhe zyrtarisht, Ziadin Sela, kreu i Alencës për Shqiptarët ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Strugës.

“Zyrtarisht, kandidat për kryetar të Komunës së Strugës, nga dega e Strugës, Ziadin Sela. Na priftë e mbara”, shkruan në faqen e facebook të Ziadin Selës.

Si kandidat për bartës të listës për Këshilltarë të Komunës së Strugës nga Aleanca për Shqiptarët është emëruar Ymer Ymeri./Telegrafi/