Telegrafi

Ziadin Sela i bën thirrje mërgatës për regjistrim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në “Facebook” përmes një video i bën thirrje mërgatës shqiptare që të regjistrohet në regjistrimin e popullsisë.

Ai i bën thirrje mërgatë shqiptare të regjistrohet edhe pse Qeveria bën lojëra nëpërmjet Entit Shtetëror për Statistika.

“Regjistrohu dhe trego që nuk zhgënjehesh, regjistrohu dhe trego se nuk dorëzohesh, regjistrohu dhe trego se ekziston, regjistrohu dhe dëshmo se nuk të kanë mundur. Në fund të fundit, jo nga inati por nga dashuria që keni për vendlindjen, për pragun e shtëpisë, për vendin ku e morën uratën dhe amanetin kthehu të prindërve, regjistrohu”, thotë Sela.

Sela bën thirrje që pas regjistrimit mërgimtarët duhet të sensibilizojnë dhe inkurajojnë të tjerët të regjistrohen.

Ndryshe, regjistrimi i mërgatës ka filluar nga 1 marsi dhe do të zgjasë deri më 21 prill/Telegrafi/