Ky është momenti kur një zhytës profesionist mori frymë thellë dhe kërceu në ujë, duke ia prekur fundin pishinës më të thellë në botë.
Guillaume Nery mund të shihet në videon e publikuar më poshtë duke u zhytur me shpejtësi të madhe në pishinë 40 metra të thellë, duke qëndruar pa oksigjen për më shumë se dy minuta, transmeton Telegrafi.
Nery i cili njëherit ka thyer rekordin botëror për qëndrimin nën ujë pa oksigjen për më shumë se dy minuta, ka pranuar se i është dashur të mos hanë e pinë asgjë me qëllim që të zbret më lirshëm deri në fund të pishinës.
Ajo çfarë e bën këtë zhytje më interesante, është fakti se Guillaume është dashur të rrezikoj edhe jetën e bashkëshortes së tij Julie Gautier, e cila ishte zhytur me të pa përdorur pajisjet për zhytje me qëllim që ta filmojë këtë moment të rrallë.
35-vjeçari nga Nice e Francës, thotë se dashuria e madhe për këtë pishinë unike në Venedik të Italisë e ka shtyrë atë ta sfidojë veten. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yzh0woiH7Jw