Sue Brewer nga South Wales, kishte paguar rreth tremijë euro, për një pushim dyjavor në Kubë.
Por, qëndrimit në hotelin me pesë yje i erdhi fundi më herët se që kishte parashikuar, sepse nisi të ketë diarre të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.
Turistja 61-vjeçare, ishte zhytur në pishinën shumë të papastër, ku uji kishte marrë ngjyrën e gjelbër, si pasojë e mungesës së klorit.
Derisa po trajtohej në spital dhe tregoi fotografitë e pishinës ku është zhytur, të gjithë nisën ta kritikojnë gjyshen e shtatë nipave, se si vendosi të zhytej kur pishina ishte në atë gjendje.
Inspektorët kërkuan që turistët të shpërndahen dhe hoteli të mbyllet në tërësi, deri ën një vendim tjetër. Ende nuk është bërë i ditur, dëmshpërblimet që do të marrin vizitorët. /Telegrafi/