Telegrafi

Zhytësja italiane theu rekordin botëror, me zhytjen më të thellë pa pajisje për frymëmarrje (Video)

Alessia Zecchini nga Roma e Italisë, ka thyer rekordin botëror të zhytjes së lirë, duke kaluar 107 metra në mënyrë vertikale në det.

Pa ndonjë pajisje për frymëmarrje, 26-vjeçarja e ka mbajtur frymën për tre minuta e gjysmë, që të përshkojë një hapësirë më të gjatë se fusha e futbollit, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit e mbledhur në bregdetin e Bahameve, e inkurajuan zhytësen, derisa rregullonte frymëmarrjen, para se të nisej në thellësi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon atë teksa noton në mënyrë vertikale, ndërsa sfondi pas errësohet sa herë që ajo hyn më thellë. /Telegrafi/