Site icon Telegrafi

Zhytësit policorë po kërkojnë për një trup në lumë, pasi u raportua për një ‘këmbë njeriu’ (Foto)

Njësitet speciale të zhytësve policorë, janë duke kërkuar për një trup të mundshëm nëpër një lumë në Mançester të Anglisë.

Shërbimi emergjent ka shkuar menjëherë sipër një ure të lumit Irwell, ku kalimtarët raportuan se panë mbetje njerëzore në ujë, transmeton Telegrafi.

Derisa mediat lokale raportojnë se është gjetur një ‘këmbë njeriu’, zëdhënësit policorë kanë thënë se hulumtimi është duke vazhduar, pa dhënë ndonjë përgjigje.

“Sapo jemi njoftuar me rastin, kemi ftuar të gjitha njësitet e rajonit dhe nisëm kërkimin. Hetimet janë ende në fazat e kërkimit”, thuhet shkurt në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version