Krijesa ujore e ka njohur njërin nga anëtarët e grupit të zhytësve, që ndodheshin në një bregdet të Australisë dhe i është afruar për të kërkuar ndihmë.
Jake Wilton është fotografi nënujor dhe shoqëruesi i zhytësve, që kapi momentin e rrallë, kur njëri prej tyre iu afrua gjallesës për t’i hequr nga syri grepin që i ishte kapur, transmeton Telegrafi.
“Afrohej gjithnjë e më shumë dhe mbante krahët hapur, sikur donte të thoshte se i duhet ndihmë dhe nuk do të sulmojë” ka thënë Wilton.
Mësohet se kjo është një rraxhë rreth 30 vjeçare, që gjithmonë ka qenë e afërt me njerëzit, për dallim nga gjallesat e njëjta, që nuk janë aq miqësore. /Telegrafi/