Është gjetur një trup i pajetë në det, shumë afër një lokali në Irlandë, ku u raportua se u zhduk një nënë e tre fëmijëve.
Ruth Maguire ka qenë duke festuar me shoqëri, natën e fundit të beqarisë së një shoqeje në County Louth, por kur të gjithë nisën të largohen, atë më nuk po e shihnin askund, transmeton Telegrafi.
Vizitorja nga Newcastel, e kishte marrë me qira një banesë, ku do të qëndronte gjatë natës, vetëm disa minuta larg lokalit ku festuan.
Njësitet kërkuese që filluan menjëherë hetime, e kanë gjetur një trup, në bregun e një gjiri detar.
“Trupi nuk është identifikuar, por besohet të jetë pikërisht e zhdukura” thuhet shkurt në raportin policor, ndërsa nuk janë zbardhur ende rrethanat.
Intervenimi i deritanishëm, është realizuar me sukses prej vullnetarëve, zhytësve profesionist dhe njësiteve ushtarake që kërkuan edhe me helikopter. /Telegrafi/