Zhytësit amerikanë zbuluan një vrimë 30 centimetra të gjerë në një tubacion në fund të oqeanit në vendin ku derdhet nafta në Gjirin e Meksikës, pas uraganit Ida.
Kompania e Houston “Talos Energy”, e cila po punon për pastrimin e dëmeve, deklaroi se tubacioni i naftës nuk u përket atyre, raportoi AP.
Kompania tha se po punonte me Gardën Rajonale të SHBA dhe agjencitë e tjera federale për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit dhe për të gjetur pronarin e tubacionit të plasaritur.
Fotografitë e para të agjencisë së lajmeve AP, të marra nga ajri, u shfaqën të mërkurën e kaluar, duke treguar një njollë nafte të gjerë 3.2 kilometra, në jug të Port Furchon, në shtetin amerikan të Luizianës.
“Talos” deklaroi se sasia e vajit të derdhur ka rënë ndjeshëm në 24 orët e fundit dhe se nuk janë parë njolla të reja të errëta në det në ditët e mëparshme.