Kaeo Landon Lane ka qenë duke u zhytur në ujërat e Tazmanisë, kur ka hasur në një grup balenash.
Adoleshenti 19-vjeçar, i ka shkuar pranë njërës prej tyre dhe ka filluar ta ledhatojë, transmeton Telegrafi.
“E kisha aq afër, sa që ia shihja edhe disa qime të vogla në lëkurë. Ishte shumë e fortë, më dukej sikur prekja një guri”, ka shkruar Lane lidhur me rastin.
Balenat i ka përshkruar si shumë të zgjuara, si dhe miqësore për ata që sjellën me butësi dhe nuk provojnë t’ju bëjnë keq. /Telegrafi/