Zhytësi polak Kshishtov Starnavski ka thyer rekordin për zhytje më të thellë deri në 230 metra në shpellën nënujore ‘Vrello’ në Matkë. Polaki njëherët e ka thyer edhe rekordin e italianit Luixhi Kazati, ku u zhyt deri 212 metra, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Starnavski është zhytur me një sistem të veçantë për not nënujorë, apo rebreather. Ky sistem i mundëson zhytësit më gjatë të qëndrojë nën ujë sesa oksigjeni i zakonshëm në shishe.
Starnavski gjatë ditës së djeshme në shoqëri të ekipit të tij dhe me mbështetje logjistike nga ana e zhytësve të klubit “Vrello” dhe “Akuatek” ka arritur pas më shumë se pesë orë të lëshohet në këtë thellësi.
Starnavski në vitin 2011 theu edhe rekordin e David Shaw në zhytje me rebreather dhe ka arritur një thellësi prej 283 metrash në Detin e Kuq, në një zonë pranë Dahab në Egjipt. /Telegrafi/