Eamon Porter e ka kapur me dron në bregdetin e Australisë, momentin mbresëlënës që e përjetoi një zhytës.
Derisa ndodhe në ujë bashkë me një shoqërues, balena e vogël ka ikur prej nënës që po flinte dhe shkoi të luante njeriun që ndodhej pranë, transmeton Telegrafi.
“Zakonisht njerëzit shkojnë pas gjallesave, por kësaj radhe ishte e kundërta. Ai e ngriti lartë dhe deshi të lundronte me të”, ka thënë Porter.
Me këtë rast, ekspertët besojnë se balena e madhe e dinte se në prani ka vizitorë, por kishte besim në ta, si dhe në të voglin e saj që të shkojë afër tyre. /Telegrafi/