Site icon Telegrafi

Zhytësi mbyt peshkaqenin, si pjesë e filmimit të parë që është realizuar nën ujë (Video)

John Ernest Williamson është zhytur në ujërat  e detit në Bahame, për të mbytur nga afër një peshkaqen, në filmimin e parë të realizuar ndonjëherë nën ujë.

Para eksploruesit britanik qëndronte kameramani i vendosur në kapsulë, ndërsa në sipërfaqe ishte vendosur  një kalë i ngordhur, si karrem për ta joshu prenë, transmeton Telegrafi.

Me ta qëlluar me thikë, peshkaqeni ka ngordhur dhe ka rënë në taban të detit, ndërsa më pas është nxjerrë në barkë.

Projekti i realizuar më 1914, është bërë për të treguar se çfarë ndodhet nën ujë, për ata që nuk kishin mundësi që të shkojnë ndonjëherë në det.

Në realizimin e filmimit janë angazhuar shumë njerëz, pasi është dashur të ndërtohet një mekanizëm i veçantë nën ujë, që duhej të furnizohej me ajër nga lundra që ishte lart. /Telegrafi/

https://youtu.be/zpm7EGPBnbo

Exit mobile version