Zhytësi i cili tentoi ta lidhë automjetin që ndodhet nën ujë në lumin Lepenc, ka arritur që ta lidhë atë në mënyrë që të fillojë tërheqja dhe nxjerrja jashtë.
Sipas pamjeve të marra me dron nga Policia e Kosovës, Saliu thotë se është konstatuar se vetura nën ujë është me ngjyrë të zezë, ndërsa pritet në çdo moment të mësohet nëse është BMW me targa të Kosovës.
Në veturën e tipit BMW e cila u aksidentua të shtunën rreth orës 15:20 në rrugën Shkup –VK Bllacë, ndodheshin katër persona, ku fatmirësisht njëri nga ta ka arritur të shpëroj dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njoftuan se në aksident ishin përfshirë vetura ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc.
Kërkimet për gjetjen e tre pasagjerëve të veturës BMW, kanë nisur pasditen e së shtunës, ku përveç ekipeve të shpëtimit të Maqedonisë së Veriut, kërkimet janë duke i ndihmuar edhe pjesëtarët e FSK-së dhe disa vullnetarë./KlanMacedonia