Site icon Telegrafi

Zhytësi gati u përpi nga një balenë gjigante (Video)

Rainer Schimpf gati është bërë dreka e një balene gjigante, teksa po zhytej me miq në një bregdet të Afrikës së Jugut.

Derisa po i fotografonte gjallesat e detit, një balenë që peshon rreth 20 tonelata, doli nga uji për të mbledhur sardele dhe ia kapi trupin në mes, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi kur ata e kishin lënë një top, si karrem në të cilin do të kapej një peshkaqen, kur ndodhi momenti i papritur.

“Ishte një moment i papërshkrueshëm, e kisha kokën në gojën e balenës. Më dukej sikur gjithçka zgjati shumë” ka thënë Schimpf.

Në momentin që e gjeti vetën në atë situatë, zhytësi ka marrë frymë thellë dhe nisi përpjekjet për largim.

Fatmirësisht, nga ky incident ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim, pos dhimbjeve të lehta në pjesën e mesit. /Telegrafi/

https://youtu.be/ChcEb6mlEUo

Exit mobile version