Telegrafi

Zhytësi dukej shumë i vogël afër balenës gjigante, që doli papritmas nga thellësia (Foto)

Tanakit Suwanyangyaun po i shikonte balenat në një bregdet të Shri Lankës, kur nga thellësia doli një balenë gjigante.

Fotografi 37-vjeçar arriti ta fotografonte gjallesën që besohet t’i ketë rreth 30 metra, afër një zhytësi që ndodhej në afërsi, transmeton Telegrafi.

“Kur e pashë se sa e madhe ishte, më duket vetja shumë i vogël në këtë botë. Krahasimi me një njeri, ishte mënyra më e mirë që ta tregojë madhështinë e balenës” ka thënë Suwanyangyaun.

Balena gjigante afër zhytësit

Për të marrë imazhin, ai nuk e ka pasur aspak të lehtë, meqë gjithçka ka zgjatur vetëm dhjetë sekonda, para se balena të kthehej sërish në thellësi.

Mësohet se këto specie, frikësohen lehtë dhe nuk duan të jenë në kontakt me njerëzit, andaj duhet sjellë me shumë kujdes. /Telegrafi/