Site icon Telegrafi

Zhytës vullnetarë pastrojnë ujërat e Liqenit të Ohrit

Zhytësit entuziastë të shoqatës “Amfora” dhe nga Klubi për aktivitete nënujore në Ohër, sot, të përkrahur nga vetëqeverisja lokale dhe me miratim të shumë shëtitësve-turistë, u zhytën në ujërate Liqenit të Ohrit, për të pastruar atë që kanë lënë personat e pandërgjegjshëm.

Aksioni për pastrimin e fundit të liqenit nga mbeturinat e forta, u realizua përgjatë skelës së qytetit, në pjesën nga porti deri te kanali Studençishtë.

Goma të veturave, shishe plastike, qese najloni, gypa plastike dhe shumëçka tjetër nga sasitë e mëdha të mbeturinave të pazakonta në Liqenin e Ohrit.

Gjatë njëzet viteve të fundit, zhytësit vazhdimisht kryejnë aksione të këtilla nënujore për pastrim dhe sigurojnë se në këtë mënyrë vërtet zvogëlohet sasia e mbeturinave në liqen.Por, ata përsëri apelojnë për vetëdije më të madhe ekologjike te qytetarët dhe për angazhim më të madh të institucioneve për mbrojtje të mjedisit jetësor, ku krahas parandalimit dhe edukimit, duhet të vendosen masa dënimi për kryerësit./Telegrafi/

Exit mobile version