Site icon Telegrafi

Zhvlerësimi i euros në Shqipëri, “fundosi” eksportet në korrik

Nisur nga shifrat e tregtisë me jashtë për muajin Korrik të këtij viti eksportet kanë vijuar në rënie për të pestin muaj radhazi sipas të dhënave më të fundit të INSTAT.

Më konkretisht eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me 4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.6%, në krahasim me Qershorin e këtij viti.

Sipas INSTAT, në harkun kohor Janar-Korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke rënë me 7%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 509 mld lekë, duke rënë me 3.5%, krahasuar me një vit më parë, njofton Tv Klan.

Në uljen e eksporteve prej 4%, kanë ndikuar kryesisht grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 1.8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me 1.1 pikë përqindje.

Në Korrik të këtij viti vendet me të cilat Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrikun e 2022 janë Italia me 10.6%, Austria me 78.4% dhe SHBA me 63.4%.

Sipas ekspertëve një nga arsyet kryesore që ndikuan negativisht tek eksportet muajt e fundit në vendin tonë është zhvlerësimi i euros, por edhe shifrat e inflacionit.

Exit mobile version