Site icon Telegrafi

Zhvishet për t’i ikur arrestimit

Julia E. Laack e ka qerasur veten me mish lope dhe me shkrepëse në dyqanin e afërm, duke mos paguar faturën për to tek arka. Kur policia ka trokitur në derë të saj më vonë për vjedhje, ajo ka filluar të bëj skena.

Për fillim, është zhveshur në të brendshme dhe u ka thënë: “Tani nuk mund të më arrestoni sepse jam e zhveshur”. Policët megjithatë kanë vendosur ta arrestojnë atë, mirëpo striptizi shpejt është kthyer në demonstrim të aftësive në arte luftarake. Hajnesha e ka goditur policin me këmbë në organe gjenitale dhe e ka përfunduar skenarin duke bërtitur nga dritarja e pasme e automjetit të policisë.

Pas testit është konstatuar se ajo kishte 1.1 promil alkool në gjak./Telegrafi/

Exit mobile version