Telegrafi

Zhvishet në mot të ftohtë dhe noton në ujin e pellgut të rrugës (Video)

Paul McGrorty nga Bethgate i Skocisë, është zhveshur derisa moti ishte mjaft i ftohtë dhe është hedhur në ujin e një pellgu në rrugë.

Miqtë e tij kanë qeshur me zë, derisa ai bënte sikur notonte dhe shtrihej në shpinë duke bërë lëvizje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihen veprimet e tij bizare, ndërsa kalimtarët e rastit shikojnë me habi.

Megjithëse uji ishte i thellë vetëm disa centimetra, ai imiton notin flutur dhe në shpinë, si dhe krelon.

“Mund të ketë humbur bastin, përndryshe më duket veprim që do t’i binte pishman”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/