Pjesëtarët e sigurimit dhe disa mjekë në një spital të Jiangsu të Kinës, provuan ta qetësojnë një grua të paemëruar, që ishte zhveshur në mes të spitalit.
Pacientja në moshë të mesme, ankohej se nuk po shërohet pas intervenimit kirurgjik, megjithëse ishte kontrolluar disa herë dhe kishte përfunduar terapinë, transmeton Telegrafi.
Shumica e të pranishmëve, kanë provuar të largohen pa e shikuar, pasi mendonin se ajo është me të meta mendore.
Meqenëse refuzonte të vishej dhe bërtiste, aty intervenuar forcat e rendit që e dërguan menjëherë në mbajtje. /Telegrafi/