Site icon Telegrafi

Zhvishen për biletë falas të aeroplanit

Disa mijëra pjesëmarrës janë tubuar dje në Jubilee Gardens në Londër e më pas kanë ecur afër lumit të Temzas.

Zëdhënësi i Aer Lingus ka thënë dje se disa pjesëmarrës të paradës nuk u janë përmbajtur vërejtjeve të policisë se do të dënohen me para nëse zhvishen tërësisht.

Kompania ajrore irlandeze në vitin 2007 ka pasur 125 milionë euro profit, derisa këtë vit ka shënuar humbje prej 120 milionë eurosh. Përfaqësuesit e Aer Lingus kanë premtuar se do të zvogëlojnë çmimin e biletave të aeroplanit për të mos humbur udhëtarët gjatë krizës ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Dermont Mannion pak kohë më parë ka thënë se gati gjysma e kompanive ajrore në Evropë nuk do të mund të mbijetojnë goditjen nga recesioni.

Exit mobile version