Telegrafi

Zhvilluesit e aplikacioneve marrin 4 miliardë dollarë nga Apple

Apple ka njoftuar se gjatë vitit 2012, kompania kishte paguar rreth 1 miliardë dollarë për zhvilluesit e aplikacioneve, ndërsa kjo shumë u rrit në 2.5 miliardë gjatë verës së vitit të kaluar.

Mirëpo, siç di të na befasojë kompania, kësaj radhe ka njoftuar se ka paguar mbi 4 miliardë dollarë vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve në platformën e saj mobile.

Zakonisht, Apple merr rreth 30 për qind të hyrave nga shitja e aplikacioneve, dhe kjo i bie që nëse ka paguar tërë këto para për zhvilluesit, edhe ajo vet i ka fituar rreth 1.7 miliardë dollarë nga ky burim i ri i të hyrave për kompaninë. / Telegrafi /